Eksperti amerikan: Dialogu mes Kosovës e Serbisë është proces qesharak
Eksperti amerikan, David Philips e ka quajtur “qesharak” dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Philips për Zërin e Amerikës ka thënë se ky proces është qesharak, pasi që nuk janë përcaktuar që në fillim qëllimet.
Ai mes tjerash ka theksuar se qëllim i dialogut, duhet të jetë njohja reciproke mes dy vendeve.
“Ky proces është qesharak. Që në fillim nuk janë përcaktuar se cilat janë qëllimet e dialogut. Qëllim i qartë duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë. Nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë këtë, është humbje kohe të gërmojmë skajet e marrëveshjeve të vogla”, tha Phillips.