Ekonomisti Beqiri ankohet për faturat e Termokosit: Çmim jashtëzakonisht i lart
Lulzim Beqiri, ekonomist, ka publikuar një faturë të Termokosit, ngrohtorje e qytetit të Prishtinës.
Në shkrimin e tij, Beqiri është ankuar për çmimin e faturës.
Sipas tij, çmimi është jashtëzakonisht i lartë.
“Termokosi ma paska sjell faturën e shpenzimit për ngrohje, çmim jashtëzakonisht i lart, i cili po faturohet edhe pse janë të instaluara pajisjet e reja për matjen e shpenzimit...
Çuditërisht po thonë në vërejtje se:
Edhe këtë muaj do faturoheni sipas hapësirës (e që edhe aty ja paskan huq) se “ paska pas ndërhyrje në pajisje” e jo sipas matëseve që vet i ka instalua.
Kjo është vjedhje ndaj qytetarëve!” – ka shkruar ai, ndër të tjera.