Ekonomisti Aliu: Kosova prapa vendeve të rajonit, pagat është dashur të rriten për 50 për qind - NACIONALE

Ekonomisti Aliu: Kosova prapa vendeve të rajonit, pagat është dashur të rriten për 50 për qind

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ekonomisti Florin Aliu ka vlerësuar se Kosova ka mbetur prapa vendeve të rajonit në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Ai ka bërë me dije se në këtë aspekt fajet i ka Qeveria e Kosovës, e cila nuk i ka ndërmarr reformat e duhura.

Në emisionin “Interaktiv”, Aliu ka thënë se paga minimale duhet të bëhet 500 euro.

Ndër të tjera, ai ka bërë me dije se qeveria është dashur t`i rris pagat për 50 për qind.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të ishte kapur ritmi i vendeve të rajonit.

“Nuk e di pse nuk është bërë kjo, ndoshta po tentohet të kompensohet përmes rritjes së pagës minimale”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme