Ekonomia e Kosovës në rënie të lirë: BQK parashikon rritje vetëm rreth 3% - NACIONALE

Ekonomia e Kosovës në rënie të lirë: BQK parashikon rritje vetëm rreth 3%

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmti ka thënë se parashikimi aktual për rritjen ekonomi për vitin 2022, është rreth 3 për qind.

Kjo shënon një rënie të madhe, në krahasim me rritjen 10 për qind të vitit të kaluar.

Mehmetin në një intervistë për Zërin e Amerikës, tregoi faktorët që ndikuan në rritjen e ekonomisë gjatë vitit 2021.

“Është fakt që parashikimet e tona kanë qenë të sakta në atë kohë, 10.5 për qind, ndërkaq sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, del se ekonomia shënoi rritje prej 10.5 për qind. Kanë ndikuar shumë faktorë, ardhja masive e diasporës, remitancat u rritësh, patëm edhe investime të huaja direkte, edhe këtu marrin pjesë diaspora”, tha ai.

Ai ka konfirmuar se aktualisht parashohin rritje prej 3 për qind, ndërsa tha se situata po shikohet në bazë të agresionit rus në Ukrainë.

“Parashikimet tona për këtë vit, janë që të kemi një rritje prej 3 për qind, por këto janë vetëm parashikime. Këtë vit dhe vitin e ardhshëm, jemi duke bërë rishikime më të shpeshta, varësisht situatës që po krijohet prej agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme