Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëntë të zhdukur pas ortekut në Kaliforni
Nëntë skitarë janë zhdukur pas rrëshqitjes së një orteku në rajonin e Liqenit Tahoe të martën në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, thanë autoritetet.
Gjashtë persona të tjerë u shpëtuan, pasi kishin mbetur të ngujuar, tha zyra e policisë lokale në distriktin Nevada, raporton televizioni BBC.
Për ortekun u raportua rreth orës 11 e 30 minuta afër qytezës Truckee, sipas zyrtarëve. Moti mbetet i rrezikshëm dhe ka gjasa për ortekë të rinj.
“Ekipe të shpëtimit shumë të shkathëta me ski” janë dislokuar nga dy resorte të afërta skijimi, tha komandanti i policisë lokale.
Zyrtarët fillimisht kishin raportuar se gjithsej të përfshirë ishin 16 persona – katër udhërrëfyes e 12 klientë – por më pas numri u ul në 15.
Në një deklaratë të mëhershme të policisë lokale u tha se 46 pjesëtarë të ekipeve emergjente ishin bërë pjesë e përpjekjeve për shpëtim.