Eintracht Frankfurt nënshkruan me portierin shqiptar Simoni
Eintracht Frankfurt ka kompletuar transferimin e portierit shqiptar, Simon Simoni nga FK Dinamo.
18-vjeçari vlerësohet si një ndër 'gardianët' me të ardhme të ndritshme, derisa ka bërë tetë paraqitje këtë edicion duke mbajtur pesë herë portën e paprekur.
Kjo formë e lartë ka ndikuar që të nënshkruajë me gjigantin gjerman, me të cilët do të jetë se paku deri në vitin 2027.
Për Simonin, lëvdata ka pasur edhe drejtori sportiv Markus Krosche, i cili tha se portieri përputhet me profilin e tyre
“Qëllimi ynë është të trajnojmë dhe zhvillojmë talente të rinj. Simon Simoni sjell shumë atribute që na duhen për lojën tonë dhe përputhet saktësisht me profilin tonë. Ne gjithashtu kemi mundësi të zhvillojmë lojtarë si Simon përmes praktikës së ndeshjeve, gjë që është shumë e rëndësishme”.
🚨🆕✍️
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) December 13, 2022
Eintracht Frankfurt have completed the signing of goalkeeping talent Simon Simoni. The 18-year-old Albanian has agreed a contract until 30 June 2027.
For more information, click here:⤵️https://t.co/0DfoAcSyrS#SGE pic.twitter.com/nnUgHGjUzf