Ehat Miftaraj: Liburni po na tregon çka LVV mendon në nëndije - NACIONALE

Ehat Miftaraj: Liburni po na tregon çka LVV mendon në nëndije

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka dhënë dje një deklaratë të çuditshme në emisionin “Zanat” në T7.

Ai deklaroi se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.

Sipas Ehat Miftarajt, drejtor i IKD-së, Aliu po tregon se çfarë mendon në ndërdije Lëvizja Vetëvendosje. Tutje, ai ka theksuar se kjo dëshmon se pse LVV-ja miraton ligje në kundërshtim me Kushtetutën.

“Liburni po na tregon se çka LVV mendon në nëndije dhe si po vepron në praktikë. Kjo na dëshmon se pse LVV miraton ligje në kundërshtim me Kushtetute dhe që kanë për qëllim shkatërrimim e strukturës së shtetit.

Kjo dëshmon pse LVV merr afër vetes individë që prioritet e kanë përfitimin financiar dhe promovimin e interesave personale.

Sa mirë që Gjykata Kushtetuese po e pengon në këtë rrugë shtet shkatërruese.” – shkroi Miftaraj në Facebook.

Lajme të ngjashme