Ëëëëëëëëë: Bekë Berisha e pranon se ka problem me shkronjën Ë, e derdh “një kolicë” për ata që ankohen - NACIONALE

Ëëëëëëëëë: Bekë Berisha e pranon se ka problem me shkronjën Ë, e derdh “një kolicë” për ata që ankohen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me emrin Bekë Berisha e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin efektivisht e ka pranuar problemin e tij me shkronjën Ë.

Ai tregoi se si një inxhinier në pension ishte thirrur në Ministrinë e Ekonomisë që drejtohet nga Artane Rizvanolli pas krizës energjetike.

“Me thirren ne minisrti per me ju tregu qysh me funksionu KEK nga provoja ime e me parshme. Me mbajten fjalim 3 keshilltar te ministres Rizvanolli per 1 ore e gjysme , nuk me lan me fol asnje fjale Nuk i mora vesh asgje dhe vazhdova ne shtepi” – ndaj fjalët e tij z. Berisha.

Por, pjesa më interesante e statusit të tij vjen në fund kur i qet mbi 10 ë-ja duke iu thënë gazetarëve që “t’i vendosin ku duhet”.

Për çudi, z. Berisha nuk ka bërë edhe shumë gabime drejtshkrimore në këtë status.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme