Edita Tahiri për mbledhjen e dy kuvendeve: Fjalët e mira u lanë anash, kritika dhe ide u shfaqën hapur
Në Kuvendin e Shqipërisë gjatë ditës së diele është mbajtur mbledhja e parë mes dy kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe të Kosovës, për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ish- kryenegociatorja, Edita Tahiri rreth kësaj mbledhje ka thënë se fjalët e mira u lanë anash, kritikat dhe ide u shfaqën hapur.
“Kuvendi i përbashkët sot tejkaloi 'idilen kombëtare' ndërsa forcoi 'idiolatrinë kombëtare' - fjalët e mira u lanë anash, kritika dhe ide u shfaqën hapur”, ka shkruar Tahiri.
