Edi Rama: Të hënën fillojnë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE - NACIONALE

Edi Rama: Të hënën fillojnë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë lajmin se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian s’kanë asnjë pengesë.

Rama ka thënë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka dhënë dritën e gjelbër propozimit fracez, kësisoj duke i mundësuar Shqipërisë hapjen e negociatave me BE-në.

“U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t'i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare - pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman. 3 vite me gjëma të pandara, nga tërmeti tek pandemia dhe tani mes pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimin e jetesës këtu e kudo në botë. Këto sfida të jashtëzakonshme kanë vënë në sprovë jo thjesht qeverinë, po karakterin tonë si vend, si bashkësi njerëzish dhe si shumicë qeverisëse natyrisht.”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se të hënën delagacioni shqiptar niset për në Bruksel për të filluar negociatat.

“Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t'ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s'bën Shqipërinë.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i z. Rama:

Lajme të ngjashme