Edi Rama shkarkon zëvendësministren e Turizmit në Shqipëri, arsyet ende nuk dihen - NACIONALE

Edi Rama shkarkon zëvendësministren e Turizmit në Shqipëri, arsyet ende nuk dihen

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, është liruar nga detyra.

Arsyet e shkarkimit ende nuk dihen, megjithatë para disa ditëve, një vajzë 5-vjeçare u vra me motoskaf në Himarë.

Pas kësaj ngjarje, opozita atje kërkoi shkarkimin e dy ministrave dhe organizoi protesta në shesh.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Lajme të ngjashme