Edi Rama lavdëron sërish Ballkanin e Hapur: Na ofroi mundësi të reja - NACIONALE

Edi Rama lavdëron sërish Ballkanin e Hapur: Na ofroi mundësi të reja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot po mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën para ministrave të të dyja shteteve, ka lavdëruar iniciativën Ballkani i Hapur.

“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes dhe për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotshme dhe për të projektuar të ardhmen, që të përfitojnë nga një hapësirë shumë të madhe se sa hapësira jonë e përvetshme gjeografike”, tha Rama.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së RMV-së dhe asaj të Shqipërisë, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë të mundshëm.

“I dashur Edi dikush nuk besonte, por ja ne bashkë po ecim në rrugën drejt integrimit evropian. Ju Edi por edhe Republika e Shqipërisë dëshmuat miqësinë e vërtet edhe gjatë anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Kemi qëllim të përbashkët, anëtarësimin në BE”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Lajme të ngjashme