Edi Rama ironizon me Donald Trumpin: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin? - NACIONALE

Edi Rama ironizon me Donald Trumpin: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon me ironitë e tij.

Kësaj radhe, ai vendosi të ironizojë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky i fundit kohë më parë teksa kishte folur për ndalimin e konflikteve, kishte thënë se e ka ndalur luftën mes Shqipërisë dhe Azerbejxhanit. Pra, gabimisht.

Rama në video dëgjohet duke i thënë Macronit të kërkojë falje, dhe shohim po ashtu një president tejet konfuz duke pyetur “pse?”, transmeton Klankosova.tv.

“Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!”, është shprehur Rama duke tallur kështu Trumpin për keqinterpretimin e tij për një paqe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Lajme të ngjashme