Edi Rama e mohon se ka shkarkuar ministren e Financave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka mohuar lajmin se ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është shkarkuar ditën e sotme.
Rama përderi sa ishte duke hyrë tek asambleja socialiste është pyetur rreth kësaj çështje nga gazetare dhe shkurtimit e ka mohuar shkarkimin e ministres Ibrahimaj.
“Jo.” – ishte përgjigja e kryeministrit Rama duke mos komentuar më shumë.
Nga ana tjetër është deklaruar për media edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
Ibrahimaj ka thënë se këto janë thashetheme vere dhe se është duke e vazhduar punën.
“Është thjesht një thashetheme vere, vijoj të jem në detyrë.” – ka thënë Ibrahimaj.
