Raportohet se Rama e ka shkarkuar një ministre nga detyra
“Euronews Albania” duke cituar burime raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkarkuar ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.
Sipas këtij mediumi, ajo kishte marrë këtë pozitë në shtator të vitit 2021.
Vlen të theksohet, se brenda pak ditësh ky është ndryshimi i dytë i Ramës në kabinetin e tij.
Para disa ditësh, ai shkarkoi nga detyra Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi dhe në vend të tij, emëroi Taulant Ballën.
Përditësim:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mohuar lajmin se ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është shkarkuar ditën e sotme.
Në nisje të asamblesë socialiste, teksa Rama ishte duke hyrë është pyetur nga gazetarët se a ka nënshkruar shkarkimin e ministres Ibrahimaj dhe ai shkurtimit e ka mohuar.
“Jo.” – ishte përgjigja e kryeministrit Rama