Edhe Vuçiq e takon sot Lajçakun
Përveç kryenegociatorit të Kosovës në bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi dhe homologut të tij, Petar Petkoviq, sot në Bruksel raportohet se do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Mediumi serb “Kosovo-Online” raporton se Vuçiq do të takohet me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Vuçiq në Bruksel do ta takojë edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ndërkohë, siç njoftoi dje zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sot bisedimet do të fokusohen në implementimin e plotë të marrëveshjes së 27 shkurtit.
Poashtu, do të diskutohet edhe për hapat e deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.