Edhe Tienmu Ma-ja votoi në zgjedhjet e djeshme të Vetëvendosjes
Duket që edhe Tienmu Ma i ka kontribuuar demokracisë së brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.
Zv. Ministri i Drejtësisë, Getoar Mjeku, ka shpërndarë në Facebook një fotografi të tij duke votuar në Qendrën e Vetëvendosjes në Prishtinë, më saktë në pikën e Kodrës së Trimave.
Z. Ma shihet i buzëqeshur duke vënë votën e tij në kutinë e votimit, duke treguar me gjasë se ai është aktivist i kësaj partie politike.
Ma kishte pasur rol edhe si ekspert i pavarur në rastin e gjashtë gylenistëve të deportuar në mënyrë të paligjshme drejt Turqisë.
Nuk dihet nëse z. Ma ka marrë ndonjë funksion në partinë që drejtohet nga kryeministri i vendit.
Në zgjedhjet e brendshme në VV, fitoi Albin Kurti me 98,6 për qind të votave.
