Edhe sot nxehtë, njihuni me parashikimin e motit - NACIONALE

Edhe sot nxehtë, njihuni me parashikimin e motit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditët e mbetura të kësaj jave.

Sipas IHK-së, të martën pritet të jetë mot relativisht i ngjashëm me ato të fillimit të javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Edhe të enjten moti pritet të jetë kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.

Minimalet ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Të premten pritet të jetë më freskët. Temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Lajme të ngjashme