Edhe sot diell, nga nesër shi e bubullima
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës ka mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Të dielën pritet të ketë rënie të lehtë të temperaturave.
Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.