Edhe serbët e veriut pjesë e regjistrimit të popullsisë në vitin e ardhshëm
Nga 1 shtatori i vitit 2023 e deri më 17 tetor të atij viti, do të nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, vendim ky nga mbledhja e fundit e qeverisë.
Kryeshefi i Agjensisë së Statistikave të Kosovës thotë se evidentimi i të dhënave demografike që do të ndodh për herë të pas 12 viteve, do të bëhet në mënyrë elektronike.
“Në këtë regjistrim do të mblidhen të dhënat me paisje elektronike me tablet apo llaptop, ku informacionet do të mirren ne baza ditore dhe afati i publikimit të të dhënave do të jetë shumë më i shpejtë”, tha Berisha për Klan Kosova.
Përveç avancimit të metodës nga 2011-ta këtë herë pritet të përfshihet edhe veriu duke përshtatur edhe materialet.
“Të gjitha përgatitjet do t’i bëjmë për regjistrim të plotë, duke i përkthyer të gjithë pyetësorës sipas gjuhëve që janë gjuhë zyrtare”, tha Berisha.
Për procesin që nis pas 11 mujash, nga Zyra e Kryeministrit do të zgjidhet dikush që udhëheq atë, por i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Regjistrimi i popullsisë, ishte në plan të bëhej më 2021, por u shty shkaku i pandemisë dhe që atë vit në Kosovë u mbajtën dy palë zgjedhje.
