Edhe një tjetër serb mohon pjesëmarrjen në Banjskë: “Jam i gatshëm dhe me kënaqësi përgjigjem para autoriteteve” - NACIONALE

Edhe një tjetër serb mohon pjesëmarrjen në Banjskë: “Jam i gatshëm dhe me kënaqësi përgjigjem para autoriteteve”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas mohimit të pjesëmarrjes së Banjskë dhe anëtarësinë në “Mbrojtjen Civile” dhe "Brigadën Veriu" nga Dragolljub Dellibashiq, të njëjtën gjë e ka bërë edhe një tjetër seb nga Mitrovica e Veriut, me emrin Zharko Mojsilloviq.

Mojsilloviq ka dhënë një deklarim për portalin serb “KoSSeV” ku ka mohuar “tërësisht dhe fuqishëm” pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë ose anëtarësinë në organizatat e dezignuara terroriste si “Mbrojta Civile” dhe “Brigada e Veriut” si dhe ka mohuar pretendimet e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dje në një konferencë për media.

Mojsilloviq ka thënë se është në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut dhe se është i gatshëm të ftohet nga autoritetet kosovare për t’u intervistuar.

Deklarimi i tij për KoSSeV:

Unë, Zharko Mojsiloviq nga Mitrovica e Veriut, refuzoj dhe mohoj fuqishëm çdo pjesëmarrje në grupet që u përmendën në deklaratën e djeshme për media nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla. Dua të theksoj se nuk kam qenë i përfshirë apo i lidhur në asnjë mënyrë me ngjarjet e ndodhura në Banjska më 24 shtator të këtij viti, momentalisht jam në shtëpinë time në Mitrovicë dhe me kënaqësi do t'i përgjigjem ftesës së autoriteteve kompetente, mohoj fuqishëm çdo pjesëmarrje në këtë ngjarje”.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë në dispozicion të autoriteteve, çdo ditë në vendin e punës, duke mos u fshehur në asnjë moment. Asnjëherë nuk jam ftuar nga autoritetet kompetente për të dhënë një deklaratë dhe disponueshmëria ime e plotë për publikun dhe autoritetet dëshmon për gatishmërinë time për të bashkëpunuar në çdo kohë”.

Sulmi aktual mediatik, i cili erdhi në mënyrë brutale nga dy nga njerëzit më të fuqishëm në Kosovë, shkaktoi stres të madh tek unë dhe familja ime. Etiketimi si terrorist në të gjitha mediat ndodh në kohën kur serbët dënohen me paraburgime të gjata edhe për krime shumë më të vogla. Besoj se sulmi aktual mediatik, i ardhur në mënyrë brutale nga dy njerëzit më të fuqishëm në Kosovë, paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të mia themelore të njeriut dhe ngre shqetësime serioze për respektimin e drejtësisë dhe trajtimit të drejtë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme