Edhe një përkrahës i Kurtit kërkon dorëheqjen e Berishajt: Ose shkarkim, ose s’dalloni nga PLAN-i
Valmir Krasniqi, matematikan i njohur, që ka përkrahur Albin Kurtin dhe partinë e tij në zgjedhjet e mëparshme, ka shkruar një status në të cilin ka pasur një mesazh të qartë.
Sipas Krasniqit, ambasadori Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në një skandal financiar në Slloveni, duhet të shkarkohet.
“Ambasadori Martin Berishaj duhet t’shkarkohet!” – shkruan z. Krasniqi.
Ai e ka rishpërndarë një status të tij të 22 prillit, e ku shkruante se nëse nuk shkarkohet, atëherë VV nuk dallon asgjë nga PLAN-i (PDK, LDK, AAK, NISMA).