Edhe Miftaraj kërkon dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prishtinës: Lista e skandaleve është e gjatë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi. Miftaraj ka thënë se lista e skandaleve të Munishit është e gjatë, e edhe emrimi i tij erdhi pas një procesi skandaloz.
Sipas Miftarajt, sa më shpejt që ec Munishi aq më mirë.
Postimi i plotë i tij:
Politika nuk mundet dhe nuk duhet te perzihet ne punen e gjykatave dhe prokurorive, eshte nderhyrje e drejtperdrejte ne pavaresine e ketij sistemi.
Sidoqofte, kerkesa per shkarkimin e Kujtim Munishit eshte mese legjitime dhe e drejte.
Kujtim Munishi ka ardhur ne kete pozite ne menyre jo meritore, permes nje procesi skandaloz te emerimit.
I njejti ka me dhjetera skandale, ku theksohen skandalet qe lidhen me papergjegjesine e tij institucionale te rastet e dhunes ne familje, ku se paku nje rast ka perfunduar me fatalitet, si rezultat i neglizhences se prokurorise qe udheheq. Lista e skandaleve eshte e gjate, sa me shpejte qe ec, me mire per te dhe sistemin prokurorial.
Doreheqje ose shkarkim!