Edhe më zi – Raportohet se Rusia ua ka çuar fill thirrjen për ushtri disa protestuesve - NACIONALE

Edhe më zi – Raportohet se Rusia ua ka çuar fill thirrjen për ushtri disa protestuesve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Më shumë se 1.000 persona janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Rusisë pas protestave kundër vendimit për mobilizim të pjesshëm, sipas një grupi vëzhgues lokal.

Disa faqe të pavarura të lajmeve kanë raportuar se disa prej të arrestuarve u është dërguar menjëherë thirrja për t’u paraqitur në zyrat ushtarake të rekrutimit të enjten, raporton “Al Jazeera”.

Kur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry peskov, u pyet për raportimet se disa burrave të arrestuar po u jepen letrat e rekrutimit, tha se kjo gjë nuk është kundër ligjit.

Grupi vëzhgues “OVD-Info” tha se gati 1.400 persona në 38 qytete ruse janë ndaluar në protestat kundër luftës të mërkurën.

Sipas gazetarëve të agjencisë së lajmeve, AFP, në pjesën qendrore të Moskës, të paktën 50 persona janë arrestuar nga policia, ndërsa në Shën Petersburg, policia rrethoi dhe arrestoi një grup të vogël të protestuesve, duke i futur në autobus përderisa po brohorisnin “jo mobilizimit!”/Nacionale

Lajme të ngjashme