Edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut - NACIONALE

Edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me kryetarët e nëndegëve, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, duke e cilësuar këtë si standard të përgjegjësisë politike dhe akt reflektimi pas mesazhit të dhënë nga qytetarët përmes votës.

Në njoftim, Dega e LDK-së në Lipjan fillimisht ka shprehur mirënjohje për strukturat e degës, aktivistët dhe anëtarësinë për angazhimin gjatë procesit zgjedhor. Po ashtu, janë falënderuar qytetarët e Komunës së Lipjanit për pjesëmarrjen dhe kontributin në një proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe dinjitoz.

Kryesia ka vlerësuar se rezultati mbetet larg pritjeve dhe angazhimit të strukturave lokale. Sipas tyre, rezultati në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale, por reflekton edhe gjendjen, organizimin, funksionimin dhe kapacitetin politik të partisë në nivel qendror.

Lajme të ngjashme