Edhe Kuvendi Komunal i Zubin Potokut voton pro bashkimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës - NACIONALE

Edhe Kuvendi Komunal i Zubin Potokut voton pro bashkimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut kanë votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Zyrtari i VV-së, Alban Uka, ka bërë me dije se votimi ka ndodhur sot.

“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut”, ka shkruar Uka në profilin e tij në “Facebook”.

Më herët, Asociacionit të Komunave të Kosovës iu kanë bashkuar edhe komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit.

Lajme të ngjashme