Edhe Kimete Berisha zhgënjehet me Borellin: Është armik i Kosovës
Kritikat e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell, ndaj Kosovës, nuk i kanë pëlqyer as opinionistes Kimete Berisha.
Ajo ka bërë me dije se kryediplomati evropian është i rrezikshme për Kosovën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Borrel është edhe kundër pavarësisë së popullit të tij.
“Borrell kundër Kosovës! Borrell është personazh qesharak por edhe i rrezikshëm, sepse jo vetēm që është kundër pavarësisë së Kosovës, por ai është edhe kundër pavarësisë së popullit të tij, katalonas. Borrell ështē katalonas por kategorikisht është kundër pavarësisë së Katalonisë, është kundër idealeve të babës së tij, që ishte i burgosur i regjimit të Francos”, ka shkruar ai.
Për këtë arsyje, ka thënë ajo, spanjollet gjithmonë e ka shpërblyer Borrellin me pozita të larta.
“Borrell për popullin e tij është si për neve bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së e komunistët që i shërbyen pushtuesit serbë kundër pavarësisë së Kosovës. Borrell thotë se pavarësia e Katalonisë është e bazuar në mit. - Pas deklaratës së tij kundër arrestimit të kriminelëve serbë që e kanë sulmuar KFOR-in, Borrell nuk është i denjë të flas për Kosovën. Është armik i shtetit të Kosovës”, ka shkruara ajo.