Edhe Haradinaj për ftesën e Kurtit: Kjo temë bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare - NACIONALE

Edhe Haradinaj për ftesën e Kurtit: Kjo temë bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar qëndrimin e partisë që drejton pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti, për “agjendën legjislative” të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë tema e përcaktuar për mbledhjen mes partisë në pushtet dhe opozitës “bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare”.

“Z. Besnik Tahiri, i cili udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë të tjerë, jam i bindur se do të diksutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen AAK-së.

Lajme të ngjashme