“Edhe Glauku po e di që kjo punë është pak hajgare”: Sejdu komenton propozimin e Albulena Haxhiut
Ish-anëtari i VV-së, tash opinionisti, Dardan Sejdiu, ka komentuar situatën politike.
Ai ka thënë se edhe Glauk Konjufca po e di që situata është “pak hajgare”.
“Sot Memli e ka bërë një hap tejet interesant, dhe po besoj të matur politikisht. Sepse e ka ftuar në takim, dhe ka shkuar në takim. Memli ka treguar gatishmëri për me fol. Nëse rruga që ma propozon është rruga që shtatë herë nuk ta kam pranuar, domethënë ti ke dashtë veç me bë një tik si kryeministër në detyrë. Me thanë ‘po e takova, edhe i thash Albulena’. Bile edhe Glauku bëri hajgare me mënyrën, jom bo tha ‘lexues i mirë i propozimeve’, domethënë edhe Glauku po e dinë që kjo punë është pak hajgare”, tha Sejdiu në DPT te Fidani.