Edhe Elvis Hoxha e shpërndan një foto, përkrah marshin për ish-krerët e UÇK-së - NACIONALE

Edhe Elvis Hoxha e shpërndan një foto, përkrah marshin për ish-krerët e UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, ish-këshilltari i njohur i kryeministrit Albin Kurti, ka dalë në përkrahje të “Marshit për Drejtësi”.

Hoxha ka shpërndarë foton e publikuar gjatë ditës së djeshme nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Megjithatë, krahas fotos ai nuk ka shkruar asgjë.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë në përkrahje marshit, por në komunikatë e ka përmendur vetëm Rexhep Selimin me emër, ish-deputet i VV-së, duke i anashkaluar emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që po ashtu janë të paraburgosur në të njëjtën akuzë sikurse Selimi.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.” – vlerësoi VV-ja.

Ndërkaq, në intervistën e realizuar tek Ermal Panduri në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Kurti tha se e ka të sikletshme një vizitë të tillë, pasi nuk e njeh Gjykatën Speciale.

“Pra si mundemi ne të sigurohemi që lufta çlirimtare nuk dëmtohet, duke bërë koordinim sa më të mrië të avokatëve, sepse ju e dini që avokatët e mbrojnë klientin e tyre. Por kjo nuk do të duhej kurrsesi të jetë në dëm të tërësisë dhe ky koordinim është shumë i rëndësishëm. Dhe unë e kam edhe siklet se e kuptoni duhet të nënshkruaj pa numër letra aty që po e pranoj Gjykatën Speciale po të shkoj t’i vizitojë aty. Dhe unë se kam pranuar këtë Gjykatë, edhe me përvojën time jetësore s’e kam pranuar” – tha tani Kurti, në një përpjekje të sikletshme për të arsyetuar ndryshimin e qëndrimit të tij rreth vizitës në Hagë.

Lajme të ngjashme