Edhe deputeti Eman Rrahmani largohet nga seanca
Lëvizja Vetëvendosje edhe sot po bojkoton seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet Rezoluta për mbështetjen e Policisë së Kosovës.
Në këtë seancë për pak qaste ka marrë pjesë vetëm deputet i VV-së, Eman Rrahmani.
Megjithatë, ai nuk ka qëndruar gjatë në seancë.
Pasi është përshëndetur me deputet e pavarur Fatmir Humolli dhe Haki Abazi, deputeti Rrahmani është larguar nga salla.
Në seancë po marrin pjesë vetëm deputetët e opozitës.
Edhe javën e kaluar, deputetët e partisë në pushtet e kanë braktisur seancën ku pritej të shqyrtohej rezoluta për policinë, e cila është propozuar nga PDK-ja.