Edhe Besnik Bislimi në Bruksel, pranë Kurtit një ditë para takimit me Vuciqin - NACIONALE

Edhe Besnik Bislimi në Bruksel, pranë Kurtit një ditë para takimit me Vuciqin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

I pranishëm në takimin e kryeministrit Albin Kurti me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka qenë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kurti gjatë ditës së sotme është takuar me Stoltenberg, një ditë para takimit me presidentin Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Përveç ambasadorit Agron Bajrami, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Pas takimit me Stoltenberg, Kurti para mediave ka folur edhe për situatën në veri të vendit.

“Ne kemi struktura të paligjshme të Serbisë që janë kthyer në banda kriminale. Duhet të ketë zero tolerancë për krimin e organizuar” – ka thënë Kurti.

Vlen të theksohet se pasditen e së mërkurës, Kurti zhvilloi një takim edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak dhe të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme