Edhe Artane Rizvanolli nis ta përmend luftën hibride, flet për energjinë në veri - NACIONALE

Edhe Artane Rizvanolli nis ta përmend luftën hibride, flet për energjinë në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka përmendur luftën hibride, duke thënë se faktet po flasin qartë.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka folur për konsumin e energjisë elektrike në veri.

“Propaganda, lajmet e rrejshme, lufta hibride me anë të përmbajtjes së krijuar me inteligjencë artificiale flasin ndryshe e shumë, por faktet në secilën fushë flasin saktë e qartë!

Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve të të gjitha etnive së bashku. Konsumi i energjisë rritej në mënyrë jonormale, 8-13% për çdo vit, e këtë e paguanim ne qytetarët tjerë.” – ka thënë Rizvanolli.

Tutje, ajo ka folur për një “luftë” të qeverisë kundër krimit të organizuar.

“Rezultatet e luftës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës kundër krimit të organizuar filluan të shihen më 2022-3, me rënie 2.5% dhe 8% të konsumit të energjisë. E që nga 1 janari 2024 kur e zgjidhëm çështjen e mospagesës të qytetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, konsumi ra për 35%.

Rikujtojmë që kjo barrë për 24 vite u kushtoi qytetarëve të Republikës së Kosovës 348 milionë euro.” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme