Edhe AAK-ja kundër rinumërimit të votave të pavlefshme nga diaspora
Edhe anëtari i AAK-së në KQZ, Ibrahim Selmanaj, është shprehur kundër rekomandimit të sekretariatit të KQZ-së për rinumërimin e votave të pavlefshme nga diaspora.
Në mbledhjen e KQZ-së, ku po diskutohet për këtë çështje, ai ka thënë se duhet të mbete në fuqi vendimi i PZA-së.
“Edhe nëse rinumërohen të gjitha votat kanë ardh nga diaspora për mua dhe AAK janë vota të kontaminuar, janë vota të dyshuara, janë vota të pavlefshme. Ndoshta të pavlefshme po e them gabimisht. Prej fillimit kur ka nis regjistrimi, votimi dhe transporti nuk na japin një shembull të mirë dhe nuk na jepin një garanci se jo votë është e sigurt. Duhet me u respektu vendimi PZAP-së dhe e mbështes qet vendim”, ka thënë Selmanaj.