“Ec e bjerna n’fije”: Mirena duket i habitur nga gjetjet e sondazhit të Barometrit Publik të Ballkanit - NACIONALE

“Ec e bjerna n’fije”: Mirena duket i habitur nga gjetjet e sondazhit të Barometrit Publik të Ballkanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Mirena, analist, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar dy gjetje të opinionit publik. Mirena ka komentuar barometrin publik të Ballkanit, që tregoi se 57 për qind e qytetarëve të Kosovës dëshirojnë të largohen nga vendi.

Mirena ka përmendur edhe besimin që qytetarët e Kosovës e kanë sipas këtij barometri.

Ai ka shkruar se “ec e bjerna n’fije…”.

“Para disa ditësh u publikua një sondazh nga Balkan Public Barometer, sipas të cilit 57 për qind e kosovarëve duan të ikin nga Kosova.

Në po të njëjtin sondazh, Kosova, me 56 për qind del e para në Ballkan sa i përket besimit të qytetarëve në qeveri.

Ec e bjerna n'fije...” – shkruan Mirena.

Lajme të ngjashme