E zuri ashensori, vdes një person në Pejë - NACIONALE

E zuri ashensori, vdes një person në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka ndërruar jetë pasi e zuri ashensori.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova për Nacionalen bëri të ditur se viktima është 54-vjeçar, kurse autoritetet janë duke e hetuar rastin.

"Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugen " Ali pashë Tepelena" në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimes, mashkull 54 vjeqar. Ne vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjës ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet " Hetim i vdekjes".

Lajme të ngjashme