“E zonja, elokuente, e qartë, e vendosur, me dinjitet” – Avdyli shpërthen në lëvdata për Osmanin pas takimit me Biden
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka shpërthyer me lëvdata për ish-kryetaren e partisë së tij, tash presidenten Vjosa Osmani.
Avdyli ka thënë se Kosova është me fat që ka zgjedhur një presidente si Vjosa Osmani. Kjo pas takimit të saj me presidentin amerikan, Joe Biden.
Jemi me fat që kemi një aleancë të brumosur me lokomotivën e demokracisë në Botë-SHBA.
Jemi popull i menqur që kemi ditur të zgjedhim një Presidente si Vjosa Osmani kaq e zonja, elokuente, e qartë, e vendosur, duke na perfaqësuar me kaq dinjitet në çdo forum e takim.