E vrau djalin e tij për pronë: Apeli ia vërteton dënimin prej 25 vitesh të akuzuarit - NACIONALE

E vrau djalin e tij për pronë: Apeli ia vërteton dënimin prej 25 vitesh të akuzuarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin Naim Smajli është dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim për vrasjen e djalit të tij E.S.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte shpallur më 8 mars 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e Apelit përmes aktgjykimit të përpiluar më 2 korrik 2024, i ka refuzuar si të pabazuaa ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe mbrojtësit të të akuzuarit Smajli, avokatit Abit Asllani, ndërsa e ka vërtetuar dënimin me 25 vjet burgim ndaj Smajlit.

Lajme të ngjashme