E vërteta numër nëntë e Matoshit: Kosova do ta ruaj karakterin unik dhe multietnik
Opinionisti, Halil Matoshi ka publikuar të vërtetën numër nëntë.
E vërteta e nëntë sipas Matoshit ka të bëjë me ruajtjen e karakterit unik dhe multietnik të Kosovës.
Ai thotë se në Kosovë në fuqi është Pakjo e Ahtisarit dhe se shkëmbi i territoreve e lë pa objekt këtë pako.
“Këmbimi i territoreve apo ndara e Kosovës e lë të pa objekt Pakon Ahtisaari duke imponuar zgjidhje jokushtetuese, duke krijuar një situatë tragjike për entitetin juridik - politik, shtetin e Kosovës, ngase pa veriun pushon arsyeja e ekzistimit të shtetit kosovar, duke u kthyër tek ideja serbe e ripërkufizimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.” - ka shkruar ndër të tjera ai na Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
Dekalogu: Çka (s)ka me ndodhë sivjet?
Vërtet cilat janë sot dhjetë të vërtetat që duhet t’i dijnë kosovarët.
9.
Kosova do ta ruaj karakterin unik dhe multietnik të shtetit, por me komunat veriore qeverisin serbët si shumicë, përfshi komunitetet pakicë. Ashiqare që nuk mund të qeveriset Leposvić-i nga një trimosh i Lëvizjës Vetëvendosje, as Zubin Potok/u nga Qabra!
Në fuqi është Pako Ahtisaari që mbahet nga tre parimet e panegociueshme: a. nuk ka ndarje të Kosovës, b. nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër dhe c. nuk ka kthim në gjendjën para 10 qërshorit, 1999. Këmbimi i territoreve apo ndara e Kosovës e lë të pa objekt Pakon Ahtisaari duke imponuar zgjidhje jokushtetuese, duke krijuar një situatë tragjike për entitetin juridik - politik, shtetin e Kosovës, ngase pa veriun pushon arsyeja e ekzistimit të shtetit kosovar, duke u kthyër tek ideja serbe e ripërkufizimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.
