E vërteta e tetë e Matoshit: Asociacioni është detyrim ndërkombëtar i shtetit
Opinionisti, Halil Matoshi ka publikuar të vërtetën e tetë që “duhet ta dijnë kosovarët”.
E vërteta e tetë e Matoshi ka të bëjë me Asociacionin.
Matoshi ka thënë se Kosova ka nëshkruar edhe është dakorduar për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar në Bruksel, përfshi edhe Asociacionin.
Ai thotë se është detyrim ndërkombëtar zbatimi i tij dhe se diçka që është negociuar nuk mund të rinegociohet.
Shkrimi i tij:
Dekalogu: Çka (s)ka me ndodhë sivjet?
Vërtet cilat janë sot dhjetë të vërtetat që duhet t’i dijnë kosovarët.
8.
Në Bruksel, Qeveria e Kosovës është dakorduar për zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve, përfshi Asociacionin (Besnik Bislimi);
Marrëveshja e parë është sjellë në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, më 2013 si Marrëveshje Ndërkombëtare dhe ishte ratifikuar si e tillë, me 83 vota plus shumica e dyfishtë. Sëkëndejmi është detyrim ndërkombëtar i shtetit. Diçka që është negociuar dhe pranuar nuk mund të rinegociohet, pa u rikthyër në ‘nul’ ose pa u abroguar sipas të njëjtës procedurë siç është aprovuar.
