E turpshme: Dalin mesazhe të presionit që ushtron drejtori i një shkolle në Llap për ndalje të grevës - NACIONALE

E turpshme: Dalin mesazhe të presionit që ushtron drejtori i një shkolle në Llap për ndalje të grevës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Në një komunikim online mes stafit të një shkolle teknike në Podujevë, drejtori në mënyrë të papranueshme u ka kërkuar atyre që të thyejnë grevën e të nisin mësimin.

Komuniket e bëra në platformën Viber, janë bërë publike.

Fatmir Emini, drejtor i kësaj shkolle të quajtur Fan S. Noli, u ka kërkuar mësimdhënësve që ka nën menaxhim që të rinisin mësimin, kundër vullnetit të tyre dhe sindikatave.

Edhe një shkollë në Fushë Kosovë ka thyer grevën, dhe paralajmëron se do të fillojë procesin mësimor më 19 shtator. Megjithatë, shumica dërmuese e shkollave vazhdojnë të mbështesin z. Jasharaj, që është ankuar për trysni politike ndaj mësimdhënësve dhe drejtorëve.

Sa i përket Podujevës, raportohet të ketë pasur presion direkt nga kryetari i kësaj komune Shpejtim Bulliqi thotë Expressi.

Trysnia ndaj grevistëve nga pushteti është masë e papranueshme, meqë e drejta për grevë është e përcaktuar me ligj.

Lajme të ngjashme