E trishtë: Asnjë deputet s'ia 'pëlqeu' Grupin e deputetëve të Gjelbër Haki Abazit - NACIONALE

E trishtë: Asnjë deputet s'ia 'pëlqeu' Grupin e deputetëve të Gjelbër Haki Abazit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Haki Abazi duket se ka vendosur të mos pyes më shefen e tij në Kuvend, Mimoza Kusarin në lidhje me punën që bën ose duhet të bëjë. Ai së fundi ka njoftuar për formimin e një grupi të ri në Kuvend, dhe i cili do të luftojë për politika të gjelbra. Por, kush janë deputetët tjerë?

Me rrjetet sociale online në qarkullim, dhe me të gjithë deputetët të përfshirë në to, fare kollaj mund të vërehen simpatitë apo antipatitë që ata kanë me njëri-tjetrin apo edhe liderët.

Disa nuk mjafton thjesht me reagime “like” apo “love” nëpër postime, por edhe shpërndajnë me fjalë të zgjedhura. Veçanërisht ato të liderëve.

Por, Haki Abazi ka kohë që nuk pëlqehet nga kolegët e tij deputetë, madje as nga partia së cilës i takon.

Abazi njoftoi në Facebook se i kishin dorëzuar kryekuvendarit Glauk Konjufca “Njoftimin për Themelimin e Grupit Vullnetar “Grupi i Gjelbër i Deputetëve”.

Për fat të keq, ai nuk bëri të ditur asnjë emër tjetër përpos vetes.

Ai paralajmëroi se do të ishte kryesues i këtij grupi.

Sidoqoftë, asgjë e re nuk merret vesh në lidhje me këtë grup as nga pëlqimet që ka marrë Abazi në postimin e tij në Facebook.

Ai nuk ka marrë asnjë shpërndarje, ndërkohë që deri në këtë moment (13:53) ka fituar 154 pëlqime prej të cilëve asnjëri nuk është nga kolegët e tij deputetë.

Lajme të ngjashme