E theu urdhrin mbrojtës duke rrahur ish-gruan, policia arreston të dyshuarin në Viti
Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me një arrestim në Viti.
I arrestuari dyshohet se ka rrahur ish-gruan, duke thyer urdhrin mbrojtës të gjykatës.
Sipas raportimit, viktima ka pësuar lëndime trupore.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Viti 26.06.2024 – 16:43. Me 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka shkruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.