E sulmuan dhe i grabitën telefonin dhe para të gatshme, arrestohen dy burra dhe një grua në Fushë Kosovë - NACIONALE

E sulmuan dhe i grabitën telefonin dhe para të gatshme, arrestohen dy burra dhe një grua në Fushë Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra dhe një grua të cilët kanë sulmuar dhe grabitur telefonin dhe para të gatshme ndaj një personi në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar.

Raporti i plotë:

GRABITJE

Fushë Kosovë/09.03.2024-23:10. Më 19.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe i kishin grabitur një telefon dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme