E sulmoi punëtorin e picerisë, i dyshuari në arrati – policia jep detaje - NACIONALE

E sulmoi punëtorin e picerisë, i dyshuari në arrati – policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me sulmin që i është bërë dje një punëtori të picerisë në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh, Policia ka treguar se i dyshuari ndodhet në arrati.

“MBAJTJE, POSEDIM, PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë / 03.09.2024 - 14:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar” – ka shkruar policia.

Lajme të ngjashme