E sulmoi fizikisht gruan e vëllait, arrestohet një burrë në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan e vëllait të tij.
Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si “dhunë në familje”.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 12.06.2023 - 18:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e vëllait të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
