E sikletshme: Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë e pëlqen statusin e aktivistit të VV-së
Egzon Azemi është asamblist i VV-së në Komunën e Prishtinës. Ai është shumë i zëshëm në rrjetet sociale, duke përdorur një gjuhë nganjëherë politikisht jokorrekte. Ai merr mesatarisht pëlqime.
Por, duket se një institucion zyrtar i Republikes së Kosovës është “dashuruar” në statusin e tij të fundit. Më saktësisht, Ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Arben Vitia, dikur edhe kandidat për kryetar të Prishtinës nga VV-ja, e ka pëlqyer statusin z. Azemit, i cili ka shkroi rreth rastit të sulmit fizik ndaj gazetari Valon Syla.
Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë ia pëlqeu edhe statusin në lidhje me dhunën ndaj Sylës, ku Azemi tregoi edhe rastin e sulmit të tij, që thotë si është bërë nga truprojat e Memli Krasniqit, tash kryetar i PDK-së, në vitin 2015.
Siç shihet në fotografinë e mëposhtme, në mesin e pëlqyesve të statusit është edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është e verifikuar nga ana e Facebook-ut.
Por, duket se “dashura” online mes Azemit dhe faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë është reciproke, pas Azemi në disa raste ka shpërndarë postimet e MSh-së.
Me shumë gjasë pëlqimi nga ana e faqes së MSh-së është bërë në mënyrë të paqëllimshme, sepse supozohet që admini i faqes të jetë edhe shok me z. Azemin, duke e pëlqyer gabimisht me llogari të MSh-së, në vend se me atë të tij ose saj.