E shpallën ministër të paligjshëm, Hekuran Murati vazhdon sulmet ndaj Supremnes për një gabim minor teknik
Me aktgjyim të instancës më të lartë gjyqësore të vendit, Gjykatës Supreme, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, u konstatua të jetë duke ushtruar kundërligjshëm dhe antikushtetueshëm.
Por, ky i fundit s’ka të ndalur sulmet ndaj tyre.
Kësihovi me një gabim krejt të natyrës teknike dhe minore, si referim i Neneve, 70.2 dhe 72 – ngatërresë - ai u lëshua në sulm.
“Qe edhe një margaritar nga vendimi absurd i tre gjykatësve të Supremes: në arsyetimin për shfuqizim të udhëzimit për arkat fiskale digjitale, i janë referuar Nenit 71 të Kushtetutës, nen i cili flet për kriteret kualifikuese për personat që kandidojnë për deputet. Normalisht që kjo s’ka fare të bëjë me papajtueshmërinë funksionale, siç është pretenduar”, shkroi Murati.