E shfrytëzoi gjendjen shëndetësore dhe e dërgoi në një vend tjetër, arrestohet për dhunim një burrë në Pejë - NACIONALE

E shfrytëzoi gjendjen shëndetësore dhe e dërgoi në një vend tjetër, arrestohet për dhunim një burrë në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka dhunuar një grua shtetase të huaj në Pejë.

Sipas raportit të PK-së, i dyshuari e kishte shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të viktimës e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe pastaj i është përkeqësuar gjendja.

I dyshuari i kishte thënë se po i ofronte ndihmë, por i pastaj i kishte dërguar në një lokacion tjetër, ku dyshohet se e ka dhunuar.

Raporti i plotë:

DHUNIM

Pejë / 13.07.2024 - 01:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër shtetase e huaj, duke shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të viktimës e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe pastaj i është përkeqësuar gjendja. I dyshuari, u është ofruar kinse për t’i dërguar për ndihmë mjekësore, por i ka dërguar në një lokacion tjetër dhe dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme