E rrallë: Ramabaja e kritikon VV-në, thotë se Luan Gacaferri nuk do të duhej të ishte në listë për deputet
Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si mbështes i madh i VV-së, e ka kritikuar këtë parti politike.
Ai ka thënë se Luan Gacaferri, që dje i është gëzuar përkeqësimit të shëndetit të Hashim Thaçit në Hagë, nuk është dashur të jetë në listën e kandidatëve të VV-së për deputetë.
“Nuk do të duhej të ishte në listë. Me skandalin që e ka bërë sot ai, e dëshmon që nuk e ka merituar të jetë në listë. Dhe është gabim. Dhe kjo është kosto e jetës politike”, ka thënë Ramabaja në emisionin “Debat Plus”.
Në anën tjetër, ai ka lavdëruar kandidati tjetër nga Juniku, Nezir Kraki.
Ramabaja e ka kritikuar VV-në pse nuk në listë nuk ka pasur më shumë njerëz si Kraki.
“Sepse po të kishte pas më shumë Nezir Kraka në listën e VV-së, do të ishin 57 deputetët sa kam paramenduar”, ka thënë Ramabaj.